Mëse 23% e ndjekësve të Elon Musk në Twitter janë llogari të rreme

Më shumë se 23.43% e 93 milionë ndjekësve të miliarderit Elon Musk në rrjetin social Twitter janë llogari të rreme ose spam sipas një studimi publikuar së fundi.

SparkToro dhe Followwonk thanë se kishin përdorur një algoritëm të trajnuar me 35 mijë llogari të rreme në Twitter dhe 50 mijë llogari të vërteta.

Duke analizuar afro 100 milionë ndjekësit e Musk, ata mësuan se 73% e e tyre përdornin termave të lidhura me spam dhe 71% kishin vendndodhje të cilat nuk ekzistojnë.

41% prej tyre kishin emra të cilat ngjajnë me llogari spam. Gjithashtu 69% e tyre kishin qenë jo aktivë në 120 ditët e fundit.

Hulumtimi zbuloi edhe se 83% e ndjekësve të Musk kishin numër të vogël ndjekësish.

Studimi u publikua pasi Musk tha të Dielën se kishte vendosur të pezullonte blerjen 44 miliardë dollarëshe derisa Twitter të provojë pretendimet e veta se vetëm 5% e përdoruesve janë llogari të rreme.

CEO i Twitter Parag Agrawal mbrojti shifrat e paraqitura nga kompania e tij duke thënë se mbyll gjysmë milionë llogari spam në ditë.

Komenteve të Agrawal në Twitter Musk ju përgjigj me një emoji në formë jashtëqitjeje. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A po rriten fëmijët shumë shpejt?

Story i radhës

Deputeti demokrat propozon ish-ministrin teknik të Bashës si kandidat për president

Të fundit nga