Mesdheu kthehet në ‘fuçi baruti’, admirali ngre alarmin, pse Rusia po kërkon të përplaset me Italinë

Kërcënon Lukashenko: Do ketë armë bërthamore për të gjithë


Pas sulmit masiv me mbi 50 dronë, gjatë natës pati sërish alarme ajrore në kryeqytetin ukrainas, por jo vetëm. Dronë të tipit Sahed dhe raketa mbërritën nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase.

Pak pas mesnatës, banorët u këshilluan që të qëndronin të fshehur dhe pas orës 01:30 të mëngjesit, u regjistruan sulme në disa qytete të Ukrainës.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka vizituar së fundmi Rusinë dhe ka deklaruar se vendet të cilat ndihen të kërcënuara nga armët bërthamore mund të jenë pjesë e aleancës me Rusinë në mënyrë që mos të kenë asgjë për t’u shqetësuar pasi “do të ketë armë bërthamore për të gjithë”. 

Nga ana tjetër, pas sulmit me dron, në prag të festimeve për themelimin e kryeqytetit ukrainas, Presidenti Zelensky dërgon një mesazh të ri: “Gjatë historisë së tij, Kievi ka qenë dëshmitar i mizorive të ndryshme nga pushtuesit por u mbijetoi atyre dhe t’i mbijetojë të gjithëve. Asnjë prej tyre nuk do të jetë këtu!”

Mesdheu kthehet në ‘fuçi baruti’, admirali ngre alarmin, pse Rusia po kërkon të përplaset me Italinë


Si të mos mjaftonte lufta në Ukrainë, e cila ka qenë “dhimbje koke” për të gjithë botën, tani një situatë gjithnjë e më e tensionuar po shfaqet në Mesdhe.

Ka qenë Admirali Enrico Credendino, shefi i Shtabit të Marinës italiane, i cili ka ngritur alarmin: “Rusët në Mesdhe kanë një qëndrim provokues që nuk është parë kurrë në të kaluarën”,  tha ai.

“Ishte “normale” në Detin Baltik, por nuk ishte këtu. Përkundrazi sot janë shumë agresivë, me qëndrime armiqësore dhe ky mund të jetë shkaku i një aksidenti për shembull,  atij mes dy anijeve ushtarake nga dy vende kundërshtare që “nuk e dimë se ku mund të çojë”, shtoi ai.

Në mars, disa varka ruse kishin kryer manovra kufitare edhe pranë ujërave italiane. Megjithatë, nuk është hera e parë që sipas Credendinos, skenari brenda pellgut të Mesdheut ka ndryshuar ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.

“Mesdheu është një zonë gjeopolitike e paqëndrueshme ku Marinës i kërkohet të ketë një prani shumë më të lartë se në të kaluarën”, shpjegoi ai. “Deri 15-20 vjet më parë, amerikanët garantonin stabilitet, më pas me ardhjen e administratës së Obamës ata e zhvendosën fokusin e tyre në Indo-Paqësor duke lënë një boshllëk në Mesdhe”.

Nga migrimi te siguria e energjisë dhe ushqimit, Mesdheu është shfaqur si një front i anashkaluar në luftën e Rusisë me Perëndimin. Siç sugjeron edhe emri i tij, Mesdheu është një det që ndodhet midis tokave.

Për mirë ose për keq, ajo lidh Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke transportuar karburant, drithë dhe refugjatë nga një breg në tjetrin. Si i tillë, ai mund të shërbejë si një burim stabiliteti për Evropën ose si një “vend përçarjeje” për vende si Rusia, apo edhe Kina, që kërkojnë ta kërcënojnë atë stabilitet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Von Cramon mban sot konferencë për media

Story i radhës

3 shenjat më me fat të zodiakut në miqësi

Të fundit nga