mesazhi nga protesta per ramen ketij populli i ka shkuar thika ne eshtra 6a540c500a95a

Mesazhi nga protesta për Ramën: Këtij populli i ka shkuar thika në eshtra

July 12, 2026
1 minut lexim

Një qytetare ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke shprehur revoltën e popullit të thjeshtë dhe duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të dalë dhe të përballet me protestuesit në shesh.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se qytetarët kërkojnë zhvillim dhe bashkëpunim, por pa u cenuar dinjiteti i tyre.

“Këtij populli i ka shkuar thika në eshtra. I bëj thirrje Ramës: ne nuk jemi budallenj. E duam të bukurën, e duam të mirën, e duam bashkëpunimin me botën, por jo duke na shkelur ne! Popullin e thjeshtë!” u shpreh ajo.

Në mbyllje të mesazhit të saj, protestuesja kërkoi që kreu i qeverisë të dëgjojë zërin e qytetarëve që ndodhen përpara seliës së tij.

“Ndaj zoti Rama eja përballu me ne këtu!” përfundoi ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qe 5 vjet 15 qytetare ne pritje per trajtim mjekesor jashte vendit 6a540bd46c10b
Lajmi i mëparshëm

Qe 5 vjet, 15 qytetarë në pritje për trajtim mjekësor jashtë vendit

ambasadoret e be se nuk arrijne te bien dakord per paketen e 21 te te sanksioneve ndaj rusise 6a540cb18b247
Lajmi i radhës

Ambasadorët e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të fundit nga

S’ka zjarre aktive në territorin e shtetit

Qendra për menaxhim me kriza informoi se nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit. Një zjarr është nën kontroll dhe dy janë shuar. Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll është zjarri
ShkoLartë