Mesazhet nga pamjet e takimit Kurti – Vuçiq

September 15, 2023
min lexim

Nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, eksperti i protokollit, Tomor Avdija, ka bërë një analizë të fotografive dhe ka ofruar një vështrim mbi mesazhet që transmetojnë ato.

Avdija, i cili ka përvojë të gjatë në fushën e protokollit dhe komunikimit diplomatik, gjersa ka analizuar pamjet dhe fotografitë e takimit, ka nxjerrë disa konkluzione interesante.

Përgatitja e kryeministrit Kurti

Avdija në emisionin Rreth e Rrotull, ka vlerësuar se kryeministri Kurti ka treguar një përgatitje të shkëlqyer për këtë takim.

Duke e vlerësuar pozicionimin e tij, vendosjen e çantës dhe dosjes në tavolinë, ai ka konkluduar se Kurti ka treguar një përgatitje të plotë dhe një vendosmëri të theksuar.

Krahasimi me presidentin Vuçiq

Në krahasim me Kurtin, sipas tij, presidenti Vuçiq duket më i pakënaqur dhe me një lloj sikleti.

“Unë shoh një presion të madh tek Vuçiq, sepse Kurti shikimin e ka më bindës më prerës. Lëvizja e kokës në gjuhën e trupit majtas dhe djathtas tregon një lloj bezdisje ose një lloj sikleti që e ka Vuçiq në këtë rast”, ka thënë ai.

Avdija vëren se shikimi i Kurtit është më bindës dhe më prerës, ndërsa Vuçiq duket se ishte në një pozitë më të vështirë.

Ai gjithashtu vëren që vendosja e duarve të lidhura në tavolinë nga Vuçiq tregon një mungesë të përqendrimit.

Shkëmbimi i shikimeve dhe “përshëndetja”

Fotografitë tregojnë se dy palët shkëmbejnë shikime në sy dhe nga kjo sipas ekspertit të protokollit, palët tentojnë të krijojnë një atmosferë më të relaksuar por duke mospërshëndetur njëri-tjetrin.

“Kjo është bërë për të zbutur tensionin pas një takimi të ftohtë pa rezultat të dukshëm”, ka thënë Avdija.

“Dy negociatorët shfletuan vazhdimisht dokumentet, duke tentuar që palët të shkëmbejnë përveç shikimeve të krijojnë edhe një përshëndetje. Për të dhënë nuanca pozitive pasi dihet se çfarë takimi i ftoftë ka qenë, pa ndonjë rezultat”, ka shtuar ai.

Gabimi në vendosjen e pritësit

Avdija ka kritikuar vendosjen e gabuar të kryeministrit Kurti në pritjen e Josep Borrell, shefit të politikës së jashtme të BE.

Ai ka theksuar se pozicionimi i Kurtit në krahun e djathtë të kryesisë duhet të ishte ndryshe, në mënyrë që të respektohet protokolli diplomatik.

“Pastaj në pritjen e Borrellit, ishte një vendosje e gabuar sepse duket nikoqir kryeministri Kurti dhe jo ai. Sepse vendosja e Kurtit në krahun e djathtë duhet të ishte pritësi dhe jo në krahun e majtë. Sepse gjithmonë i ftuari vendoset në krahun e majtë”, ka treguar ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Veteranët e UÇK-së hedhin telefona në drejtim të objektit të EULEX-it

Story i radhës

Luana Vjollca duket provokuese në fustanin e zi transparent nga pushimet në Mykonos

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë