Mes disa kundërshtimeve, rritet besimi për miratimin e tavanit të borxhit

min lexim

Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëveshjeje për të rritur kufirin e huamarrjes së vendit përpara votimit që priten në ditët në vijim, pasi presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy po u kërkojnë ta miratojnë atë.

Propozimi përfshin heqjen e tavanit të borxhit deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025.

Ndër pikat e kompromisit janë zvogëlimi i fondeve për punësimin e agjentëve të rinj të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS), anulimi i 30 miliardë dollarëve në ndihmë për COVID-19 dhe sigurimi që personat nga mosha 49 deri në 54 vjeç të përmbushin kërkesat për punë, për të marrë ndihmë ushqimore.

Presidenti Biden dhe kryetari McCarthy arritën marrëveshjen të dielën pas disa javë negociatash me afatin e fillimit të qershorit që po i afrohet qeverisë kur i mbarojnë fondet për të paguar faturat e saj.

“Marrëveshja parandalon krizën më të keqe të mundshme, dështimin për të paguar huanë, për herë të parë në historinë e vendit tonë”, tha presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë. Ajo “heq nga tryeza kërcënimin e një falimentimi katastrofik”.

Duke diskutuar marrëveshjen në Kapitol, zoti McCarthy tha: “Në fund të ditës, ligjvënësit mund të votojnë së bashku për ta miratuar marrëveshjen”.

Ndërsa të dy udhëheqësit shprehën mbështetje për marrëveshjen, ligjvënësit demokratë progresistë nga e majta ideologjike e partisë dhe republikanët nga krahu i djathtë i partisë shprehën menjëherë kundërshtimin të dielën.

“Marrëveshja përbën një kompromis, që do të thotë se jo të gjithë marrin atë që duan. Por kjo është përgjegjësia e qeverisjes”, tha presidenti Biden në një deklaratë. Ai e quajti marrëveshjen “një hap të rëndësishëm përpara që redukton shpenzimet duke mbrojtur programet kritike për njerëzit që punojnë dhe duke rritur ekonominë për të gjithë”.

Më herët të dielën, zoti McCarthy, në emisionin “Fox News Sunday”, tha se nga këndvështrimi i republikanëve, “Ka shumë gjëra pozitive në këtë marrëveshje. Ajo do të bëjë gjithçka për të gjithë, por ky është një hap në drejtimin e duhur”.

Tavani i borxhit duhet të rritet në mënyrë që qeveria të mund të marrë hua më shumë para, ose ajo do të mbetet pa para për të paguar faturat ekzistuese më 5 qershor, ka paralajmëruar Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

Zonja Yellen ka thënë se pa një rritje të tavanit të borxhit ose një pezullim të kufirit të huamarrjes, interesi për obligacionet amerikane të mbajtura nga qeveritë e huaja dhe investitorët individualë amerikanë do të rrezikohej, ashtu si dhe pagat për pensionistët amerikanë dhe pagat për punonjësit e qeverisë dhe kontraktorët. Pa të ardhura të mjaftueshme tatimore për të paguar faturat e saj, qeveria do të detyrohej të jepte përparësi se cilat pagesa të kryente më parë.

Një pjesë tjetër e marrëveshjes do të përshpejtojë gjithashtu procesin e miratimit për projektet e reja të energjisë.

Marrëveshja gjithashtu la në fuqi planin e presidentit Biden për të falur borxhet e kredive studentore deri në 20,000 dollarë, por thotë se marrësit e kredisë do të duhet të fillojnë të bëjnë pagesat e saj që ishin ndërprerë gjatë pandemisë së koronavirusit. Dispozita do të bëhej e diskutueshme nëse Gjykata e Lartë rrëzon autoritetin e presidentit Biden për të revokuar borxhin në një sfidë ndaj veprimit të tij për të cilin pritet të vendosë deri në fund të qershorit.

Ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal, udhëheqësja e grupit parlamentar progresiv prej 102 anëtarësh, tha në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN se presidenti Biden dhe kreu i pakicës demokrate Jeffries duhet të shqetësohen për mbështetjen e progresistëve për miratimit e rritjes së tavanit të borxhit.

Congressional Progressive Caucus Chair Rep. Pramila Jayapal, D-Wash., right, next to Rep. Greg Casar, speaks about the threat of default during a news conference, May 24, 2023, on Capitol Hill in Washington.

Zonja Jayapal kritikoi zgjerimin e kërkesave të punës për marrësit e ndihmës ushqimore dhe tha se nuk e ishte e sigurtë nëse do të votonte për rritjen e tavanit të borxhit.

Mes republikanëve, përfaqësuesi Bob Good shkroi në Twitter, “Askush që pretendon se është konservator nuk mund të justifikojë një votë PO” për paketën.

Një tjetër kritik republikan i marrëveshjes, ligjvënësi Ralph Norman, shkroi në Twitter: “Kjo ‘marrëveshje’ është marrëzi”. Ai tha se një rritje e mundshme prej 4 trilion dollarësh e borxhit gjatë dy viteve të ardhshme “me pothuajse asnjë shkurtim nuk është ajo që ne ramë dakord. Nuk do të votojmë për falimentimin e vendit tonë. Populli amerikan meriton më mirë”./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kalon propozimi i Rrahmanit për pagën minimale deri në 500 euro, se pranon ministri Murati

Story i radhës

Taravari: Qyteti i Gostivarit duhet të jetë model për Maqedoninë e Veriut sa i përket marrëdhënieve ndëretnike

Të fundit nga