merr fund pengmarrja ne dresden 6394b17620cff

Merr fund pengmarrja në Dresden

December 10, 2022
1 minut lexim

Policia gjermane njoftoi se i kishte dhënë fund një situate pengmarrjeje në një qendër tregtare në pjesën historike të qytetit të Dresdenit të shtunën. Forcat e sigurisë evakuuan qendrën tregtare si dhe mbyllën tregun e famshëm të Krishtlindjeve ‘Striezelmarkt’.

Policia njoftoi në Twitter se gjithçka tashmë ishte nën kontroll duke shtuar se “dy persona, pas asnjë dëmtim fizik, ishin tashmë nën kujdesin e saj”.

Autoritetet nuk dhanë detaje mbi personin që dyshohet të jetë autor i ngjarjes.

Duke iu referuar burime policore, faqja informative TAG24, njoftoi më herët se pengmarrja në qendrën tregtare ‘Altmarkt-Galerie’ lidhej me një shtetas gjerman, 40 vjeç, i cili besohej se kishte vrarë fillimisht nënën e tij 62-vjeçare, që jetonte në një apartament në lagjen Prohlis të Dresdenit, në juglindje të qendrës së qytetit.

Po sipas TAG24, policia nuk kishte pranuar të jepte hollësi të mëtejshme mbi dinamikën e ngjarjes./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shtyrja e zgjedhjeve ne veri te kosoves vjosa osmani njofton daten kur do te mbahen 6394b01def60d
Story i mëparshëm

Shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Vjosa Osmani njofton datën kur do të mbahen

skuadra shqiptare synon mrekulline ne tel aviv 6394b1812a439
Story i radhës

Skuadra shqiptare synon mrekullinë në Tel Aviv

Të fundit nga

ShkoLartë