Merr flakë toka e mbjellë me grurë në Vlorë, çfarë dyshohet

1 minut lexim

Një sipërfaqe e mbjellë me grurë është djegur në fshatin Bishan të njësisë administrative Novoselë  të Vlorës.

Ndërkohë që nga zjarri rrezikuan të digjeshin edhe disa rrënjë ullinj.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia e bariut që ishte me bagëti në atë zonë.

Policia po merr në pyetje pronarin e parcelës së mbjellë me grurë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rriten lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Story i radhës

Kryetari i KE-së Charles Michel arriti në RMV

Të fundit nga