Një automjet në lëvizje ka marrë flakë përgjatë aksit Pogradec- Qafë Thanë.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2022, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz nuk ka.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.