Një lajm interesante ka ardhur sot nga Arabia Saudite. Gazetari portugez, Cesar Luis Merlo ka njoftuar se klubi Al-Ahli ka vendosur ta largojë Besnik Hasin.
Sipas portugezit Hasin do ta zëvendësoi trajneri portugez Jorge Jesus i cili deri tash ishte trajner i Benficas.
“Al-Ahli ka vendosur të shkarkoj trajnerin e tij, shqiptarin Besnik Hasin.
Prandaj i bënë një ofertë miliona dollarë Jorge Jesusit, i cili ka pranuar të përgjigjet në ditët në vijim”, ka shkruar gazetari Merlo.