Ish-kancelarja Angela Merkel ka pranuar se një vit para pushtimit rus të Ukrainës, ajo po planifikonte me presidentin francez Emmanuel Macron të zhvillonte bisedime me Vladimir Putin, “por unë nuk kisha më fuqi për ta zbatuar atë”.
Gjatë vizitës sime të lamtumirës në Moskë në gusht 2021, pata ndjenjën se “për sa i përket politikës së pushtetit, unë kisha mbaruar – për Putinin, vetëm fuqia ka rëndësi”, tha Merkel për revistën Der Spiegel.
“Nuk kisha më fuqi për të detyruar bisedime. Të gjithë e dinin….”, thotë ajo, madje duke pranuar se “ishte koha për një qasje të re”, për shkak të mungesës së përparimit jo vetëm në çështjen e Ukrainës, por edhe në konfliktet në Gjeorgji, Siri dhe Libi.
Merkel, duke iu përgjigjur kritikave të bëra ndaj saj, thekson se pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, “ne provuam gjithçka për të parandaluar sulmet e mëtejshme ruse dhe koordinuam sanksionet tona në detaje”.
Sot, shtoi ajo, “ne jemi përballur me një botë që është sërish plot me komplikime. Historia nuk përsëritet, por kam frikë nga modelet. Tmerri zhduket bashkë me dëshmitarët okularë. Por edhe fryma e pajtimit po zhduket”.
Madje ajo paralajmëroi kundër kultivimit të pritshmërive të tepruara në politikën e jashtme: “Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e vendosim kufirin tonë aq lart sa në fund të mos mbetet njeri që mund të përmbushë ende standardet tona”. /tesheshi.com/
Burimi: GAZETA.MK