Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në 5 Botërore të ndryshme

Portugalia ka arritur që të fitojë ndaj Ganës me shifrat 3-2.

Një takim emocionues që nisi me lotët e Cristiano Ronaldos në momentin e himnit.

Ylli portugez gjeti golin e parë me penallti në minutën e 65, pas gabimit të bërë në ndërhyrje nga Salisu.

“Siuuuu” nisi dhe rekordi gjithashtu, Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në 5 Botërore të ndryshme. Ganezët barazuan menjëherë me Ayew, por Joao Felix dhe i sapo futuri Leao i dërguan shifrat në 3-1.

Në fund, Bukari i ngushtoi shifrat në 3-2, aq sa do të mbyllej edhe takimi..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Merkel: Në fund të mandatit, e pafuqishme para Putinit!

Story i radhës

Papritmas ju hahet diçka e thartë? Çfarë do të thotë kjo dhe kur duhet të shqetësoheni

Të fundit nga