Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

November 25, 2024
1 minut lexim

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka cilësuar çështjen e Brexit si një poshtërim ndaj BE.

“Për mua, rezultati ndihej si një poshtërim, një turp për anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian se Mbretëria e Bashkuar po na linte në baltë. Kjo ndryshoi Bashkimin Evropian (BE) në këndvështrimin e botës”, shkruan Merkel.

Sipas saj Mbretëria e Bashkuar ishte një pjesë te domosdoshme e projektit të paqes të unitetit evropian.

“Edhe pse britanikët shpesh luanin një rol të veçantë, unë do të kisha më mirë të vazhdoja të punoja me ta brenda Bashkimit Evropian sesa t’i humbja ata si anëtare” shprehet ish-kancelarja e Gjermanisë.

Ajo pretendoi se kishte ndihmuar David Cameron, ish-kryeministrin britanik, gjatë negociatave për perspektivën financiare të BE-së për 2014-2020 dhe se mbështetja e saj për të pati një ndikim në marrëdhëniet e saj me liderët e tjerë të BE-së.

“U përpoqa të ndihmoja David Cameron. Ai këmbënguli për një buxhet, i cili nuk do të tregonte rritje, por që përfshinte plane për shpenzime më të larta. Ky ishte një sulm ndaj të gjitha vendeve përfituese që morën më shumë para nga buxheti i BE-së sesa kontribuuan”, shkruan Angela Merkel.

Ndër të tjera në librin e saj shkruan se pas referendumit, e  mundonte ideja nëse duhet të kishte bërë edhe më shumë ndaj Britanisë së Madhe.

“Kam arritur në përfundimin se, përballë zhvillimeve politike që po ndodhnin në atë kohë brenda vendit, nuk do të kishte asnjë mënyrë të arsyeshme për të penguar daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Gabimet e së kaluarës nuk mund të zhbëheshin. Kështu gjithçka që mbeti për mua ishte shpresa që Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja do të ruanin një ndjenjë vlerësimi të ndërsjellë, ata do të gjenin mënyra dhe mjete për t’u angazhuar në dialog,” thuhet ndër të tjera në librin “Freedom”.

Angela Merkel u largua nga posti pas 16 vitesh në vitin 2021, duke ia dorëzuar pushtetin Olaf Scholz.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohen detaje të marrëveshjes ndërmjet Rivian dhe VW “për të marrë përsipër të ardhmen elektrike”

Story i radhës

Zayn Malik i bën homazhe Liam Payne në nisje të turit

Të fundit nga

ShkoLartë