Meri Shehu tregon parashikimin e horoskopit, si mbyllet muaji tetor

min lexim

“Kemi të martën hënën e re dhe ndodh një eklips në Akrep , do mpleksemi me ndjenjat këtë javë, do kemi pasion, por do merremi dhe me anën ekonomike. Shenjat që do ta ndjejnë më shumë janë shenjat fikse, të lindur në ditët e para të shenjës, Akrepët, Demët, Luanët dhe Ujorët. Do ndodhin ngjarje karmike, do marrin një mësim, por do ndjejnë dhe një pasion që nuk e kanë ndjerë më përpara, ose do i japin fund marrëdhënieve që u ka shteruar pasioni.

Sigurisht që dhe ne të tjerët që nuk kemi lindur në 10 ditët e para të shenjës nuk do rrimë jashtë kësaj vorbulle sepse është një hënë që kërkon një fillim të ri.

Eklipsi që ndodh tek shenjat fikse zgjat si ndikim 3 mujor”, tha Meri e ftuar sot tek “Rudina”, ku bëri parashikimin e javës dhe u dha 5 yje tre shenjave më me fat.

Dashi – 2 yje – Eklipsi për ju ndodh në çështjet ekonomike dhe personale. Do digjen shumë pasione dhe një çështje do çohet deri në fund, gjë që është shumë e fortë, është një javë që i trondit psikologjikisht dhe shpirtërisht. Do merren me borxhet.

Demi 1 yll – Eklipsi ndodh përballë shenjës së tyre dhe ndodh një gjë shumë e rëndësishme me partnerin, me bashkëpunimet, me ofertat ekonomike, me pasionet, me xhelozitë. Të gjitha këto do krijojnë një stumbullar, por Demët janë të fortë.

Binjakët – 1 yll – E kanë pak të vështirë këtë javë pasi do fusin pasionin në çështje pune. Një gabim mund të ndodhë dhe do ndihen të pafalshëm. Do jenë në një trysni të madhe pune. Duhet të merren dhe me shëndetin.

Gaforrja – 3 yje – Eklipsi i ëmbëlton shumë erotikisht, do ndihen mirë. Do bëjnë gjëra që u pëlqejnë, do takojnë dikë që u pëlqen. Mund të kenë dhe njihje karmike, që do të thotë që një fat i destinuar për ta do bëhet prezent këtë javë.

Luani – 2 yje – Hëna e re për ta ndodh në çështjet familjare dhe i trondit pak themelet për ta, vendos kushte të reja për ta. Do përballen me situata të rëndësishme, ekonomike, familjare.

Virgjëresha – 4 yje – Hëna e re i jep mbështetje, ide, bashkëpunime jashtë mase të mira ekonomike, të cilat mund t’i përparojnë goxha mirë. Bashkëpunimet do jenë të rëndësishme në këtë periudhë.

Peshorja – 3 yje – Do merren me çështjet ekonomike, fillon një cikël i ri, do tronditen pak sepse duhet të zgjidhin një punë të rëndësishme që të fitojnë anën ekonomike.

Akrepi – 5 yje – Dielli është futur në shenjën e tyre, Hëna e re ndodh në Akrep, Afërdita është në shenjën e tyre prandaj ndodh diçka shumë e rëndësishme në jetën e tyre, sidomos për ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Këto janë ngjarje të destinuara dhe shumë njerëzve do u ndryshohet jeta.

Shigjetari – 2 yje – Do ndihen të mbyllur, jo të shprehur, nuk do kenë besim, siguri dhe këtë periudhë nuk do kenë energjinë për të vepruar.

Bricjapi – 3 yje – Do ndihen të mbështetur këtë periudhë. Do marrin energji të mira.

Ujori – 5 yje – E vetmja shenjë që këtë tre mujorsh mund të kërkojë dhe mund të avancojë shumë në lidhje me karrierën, me jetën personale, fejesa, martesa, ndryshime të mëdha sidomos ata të lindur në dhjetëditëshin e parë.

Peshqit – 5 yje – Do ndihen mirë për një fillim të ri, fantazi të re, ëndërr të re, një udhëtim, një punë e re.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi për ditën e mërkurë, 26 tetor 2022

Story i radhës

Ngjela nxjerr në skenë detajin e “bombë”: Hapja e dosjeve nuk është kërkesë e politikës shqiptare

Të fundit nga