Mërgimtarët tanë vizitojnë shahistët e Kosovës!
Gjatë zhvillimit të garave të Kupës së Evropës në shah “Mayrhofen 2022”, shahistët e Kosovës i vizituan disa nga mërgimtarët tanë, Behxhet Shala, që aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani dhe mërgimtarët nga Zvicra Xhevdet e Skënder Osmani dhe Ibrahim Sylaj.
Ata i përgëzuan shahistët tanë për pjesëmarrje në këtë garë tejet orestigjioze ku po marrin pjrsë shahistët më të dalluar të Evropës.
Njëherësh mërgimtarët tanë përcollën garat e xhirosë së parafundit dhe në vepër panë edhe shahistët eminent evropian dhe botëror.