Mercenarët në Ukrainë

March 17, 2022
min lexim

Ministri i jashtëm rus Llavrov gati në të gjitha konferencat e tij për media përmend “Mercenaret shqiptar” nga Shqipëria dhe Kosova. Çka pretendon të fsheh krye diplomati plak i Rusisë me diplomacinë e ti plakë?. Ky është plakur dhe pikërisht po udhëheq një diplomaci vetëvrasëse për shtetin e tij. Diplomacia e tij është e plakur dhe tani lexohet pa vështirësi, është e kohës së Stalinit, është vdekjeprurëse për shtetet që kanë marrëdhënie më Rusinë dhe për vet Rusinë. Pa vështirësi këtë diplomaci e lexojnë shqiptaret, nga se më shekuj e kanë provuar diplomacinë robëruese ruse dhe serbe si propagandë të rrejshme nën maskën e të cilës ka ushtruar dhe masakruar popujt fqinjë. Këtë propagandë e kanë shitur në tregun politik botëror; me këtë shqiptaret i kanë dëmtuar pa mëshirshëm dhe ne vazhdimësi deri në vitin 1999. Përsëri ky plakë i gjorë, i vetmuar dhe i rrethuar nga demokracia botërore del në treg me pallavrat e vjetra ruse dhe serbe “mercenaret shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova”.

Lavrov ka pas dërguar mercenar rus në luftë Koshare në vitin 1999, por nuk patën fatin të kthehen dhe të shpjegojnë çka do të thotë të luftojnë kundër shqiptarëve të armatosur. Në Ukrainë tani ka batalione mercenare serbe të stërvitura në Rusi për luftë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci, për të dal në detin Adriatik por as mercenarët serb as njësitë speciale çeçene që vuajnë nga (Sindromi i Stokholmit) apo mercenaret sirian, që nuk po arrijnë ta përballojnë luftën çlirimtare të ushtrisë dhe popullit patriot ukrainas. Nuk po tregojnë suksesin e pritur si njësi speciale të stërvitura në Rusi. Sot edhe kryetari i Koresë veriore e paska vlerësuar Putinin, të çmendur. Rusia kërcënohet botën më koka bërthamore. Kush frikohet nga këto kërcënime? Për këto vite shkenca ka përparuar aq shumë sa që Putini nuk është i sigurt ku do të përfundojnë kokat bërthamore ruse. Do të shkojnë në destinacionin e dirigjuar rus apo do të shpërthejnë brenda shtetit rus? A ka vetëm Rusia koka bërthamore apo kanë edhe tjerat shtete? Çka do të mbetët nga Rusia e sotme nëse të tjerat e sulmojnë më të njëjtat arme shtetin kriminal që po rrezikon jetën e njerëzve në botë për shkak që nuk e pranojnë robërinë ruse. Rusia ka dërguar mercenarët e vet edhe në Gadishullin Ilirik.

Nga qendra “humanitare ruse” në Nish jo rrallë dërgohen “humanistet” e Rusisë në Kosovë për të treguar “humanizmin e tyre” i cili origjinal po tregohet në Ukrainë dhe është treguar për 50 vite në të gjitha shtetet e bllokut të lindjes. Shtetet e lira nuk e pranojnë këtë lloje “humanizmi rus” që do të thotë : vrasje, bombardime me raketa termike dhe të pakontrolluara apo si që quhen memece, shkatërrime, helmime më helme kimike, kërcënime me helme biologjike dhe radiologjike. Plaçkitje dhe shkatërrime të gjithë pasurisë që njerëzit e lirë e kanë ndërtuar në tokat e veta më mundin e vet për vete dhe fëmijët e tyre. “Qendra humanitare” në Nish ka dërguar shpesh spiunet e vet në Kosovë, por janë kapur nga organet e kompetente të Kosovës, herë në veri të Mitrovicës si mbrojtës të barrikadave serbe të ndërsyer nga Rusia herë si tregtarë që duan të blejnë uniforma dhe emblema të UÇK- se. Këta ishin të zbuluarit por nuk përjashtohet mundësia që edhe brenda institucioneve tona të ketë mbetur ndonjë mbeturinë që kohë pas kohe del me ndonjë projekt për të destabilizuar Kosovën sikur ndodhi në vitin 2004. M. Drecun kishte hartuar një listë plotë gënjeshtra për gjeja presionin që në Kosovë po ushtrohet ndaj serbeve.

Më këso gënjeshtra Selakoviq shkon në KS të OKB, vazhdimisht. Por fati i mirë është që Bota ka filluar të ngopët më gënjeshtra serbe dhe ruse, njëkohësisht tani në OKB Kosova nuk përfaqësohet nga Beogradi. Refugjatet e parë kanë mbërri në Prishtinë. Ata po shpjegojnë agresionin rus në atdheun e tyre. Shqiptaret e kuptojnë mirë dhembjen që këta refugjat e përjetojnë nga agresioni rus. Këtë e kanë provuar shumë herë nga Rusia dhe i vogli i sajë Serbia, për herë të fundit në vitin 1998 dhe 1999. Tani kjo nuk do të përsëritët Kosova ka ushtrinë e vet që i del zot vendit. Ka partneritet më SHBA-në dhe shtetet tjera demokratike.

17.03.2022-

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër anije të mëdha luftarake ruse nisen nga Japonia për në Ukrainë

Story i radhës

Momenti kur rusët rrihen për sheqer

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë