Sulmi kundër Prof.Dr. Sali Berisha, lider i PD-së, duket qartë të jetë i porositur, nga qarqe të sigurimeve të huaja sekrete, për destabilizimin e Kosovës, deri të një luftë qytetare, për rishkatërrimin e Shqipërisë, si në vitin 1997, për ta harruar Kosovën, në ditët më të vështira, nga sulmet e Beogradit politik, në tryezat ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës. Kemi shumë dëshmi nga e kaluara. Sa herë që i ka pasur punët ngusht Kosova, në Shqipëri kanë shpërthyer trazira të rrezikshme, deri në prag të luftës qytetare, si në vitin 1997, ku është derdhur shumë gjak, u shkatërrua shumëçka. Dështoj një mobilizim i përbashkët, për një luftë kundër Serbisë pushtuese për çlirimin e Kosovës.
Në trojet tona të Shqipërisë Etnike, kemi nja 7 milion shqiptarë. Hashim Thaçi: “Nuk ka pasur më shumë se 13-15 mijë ushtarë”, që i bie më pak se 1%, kurse në botë mbi 10%, është pjesëmarrja vullnetare në luftëra.
Link: https://fb.watch/dL4T2wQrxj/
Më poshtë po sjell shembuj pse është kështu, si mendoj unë.
Zëdhënësi i Rumanisë kritikon Ramën për çështjen e Kosovës:
Ju mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur, që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë.
Link: https://www.fmimage.net/zedhenesi-i-rumanise-kritikon-ramen-per-ceshtjen-e-kosoves-ju-mbeshtesni-nismen-e-ballkanit-te-hapur-qe-kundershtohet-nga-kosova-dhe-qe-e-izolon-ate/
1.- Marrëveshja e dëmshme dhe shumë përçarëse ideologjike komuniste, e Zyrih-ut në Zvicër, më 1993, e PSSH me mini LPK, anashkaluan institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë!
Cili ishte interesi, përpos atij material, që krerët e PSSH-së, Fatos Nano, Kastriot Islami, Namik Dokle, Servet Pllumbi, Sabit Brojka e tjerë, të miratojnë një marrëveshje me krerët e LPK-së, të kryesuar nga Xhavit Haliti?
2.- Gjeneral Kiço Mustaqi, një grek etnik, Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e kryeministrit Adil Çarçani, nuk u arratis kot në Greqi, më 1994, i cili është akuzuar për korrupsion dhe spiunazh, në favor të Greqisë. Vetëm më 19 korrik 1996, ai më në fund mori një dënim me burg prej pesë vjetësh , të cilin ai asnjëherë nuk e ka vuajtur!
3.- UDB-ja serbe për shkatërrimin dhe zhbërjen e gjysmës së shtetit administrativ shqiptar, gjë të cilën e ka shtruar publikisht Voisllav Sheshel, qysh në vitin 1992, kur bëri pyetje në parlamentin serb, se ku kanë shkuar 17.000.000 USD (17 milionë dollar), të cilit përgjigje i dha vetë kryetari i Parlamentit të Serbisë, Mirko Marjanoviç, më 1997, duke i thënë: “Ja shihe se ku e sollën Shqipërinë dollarët tonë!?”
4.- Në fillim të vitit 1997, kur bandat terroriste, në krye me Zani Qaushin, i cili ishte i dënuar me 101 vjet burg në Greqi, bashkë me shumë shokë banditër të tij, gjithashtu të dënuar me nga 25-35 vjet burg, të përgatitura dhe të organizuara mirë në Greqi, hynë në Shqipëri dhe ngritën flamurin grek në Himarë! Dhe,vazhduan me shkatrrimin e Shqipërisë me vrasje dhe shkatrrime.
5.- Propogandisti i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, më 1997, udhëton nga Gjermania, nëpër Greqi dhe, kur arrinë në Gjirokastër, fillon të flasë para bandave dhe i trimëronte ato, për shkatërrimin e Shqipërisë, kinse kundër Presidentit të Shqipërisë, Prof.Dr.Sali Berisha. Në fakt luftohej, jo kundër piramidave, por kundër demokracisë në Shqipëri.
6.- Edhe propogandisti Prof.Rexhep Qosja, ish komunist jugosllav i përbetuar, më vonë i konvertuar në stalinist-enverist, ngjarjet e vitit 1997 i quante : “Revolucioni i vonuar demokratik” në Shqipëri.
Ku ka në botë revolucion demokratik?!
Kur dihet se revollucionet kanë marrë shumë jetëra të njerëzve të pafajshëm! Lenini ishte një idelog hipokrit e vrasës masiv i popullit të vet të pafajshëm. Shkrimtari Maksim Gorki e kishte mik Leninin. I tmerruar nga vrasja e 300 rusëve, në grup, të pafajshëm, qorton Leninin për këtë krim makabër. Lenini i përgjigjet se “Revolucioni nuk pyet as për 300, as për 3.000, as për 3 milionë, madje, as për 30 milionë njerëz, qofshin ata të fajshëm apo të pafajshëm. Rëndësi ka fitorja e tij!” Qosja është një frikacak, përçarës, përndryshe, po ta kishte forcën, do ta bënte atë plojë mbi shqiptarët kundërshtarë politikë, siç e bënë kriminelët Lenin e Stalin, ndaj rusëve të tyre.
6.- Atëherë në Greqi punonin mbi 350 mijë shqiptarë. Aty kishin gjetur strehim edhe dy ish ministrat e Enver Hoxhës, Kiço Mustaqi – ministër i mbrojtjes dhe Gramos Ruqi – i punëve të Brendshme. Shumë njerëz thoshin se ata janë me origjinë greke, ashtu edhe ishin deklaruar në Greqi. Dhe, ata kishin hartuar një plan sekret, për t`i marrë nën kontroll pikat kryesore të ushrtrisë dhe të policisë shqiptare. Në Greqi kishin ushtruar qindra shqiptarë, që, ndoshta, disa prej tyre ishin me origjinë greke, për ta rrëzuar pushtetin legjitim të demokratëve, në krye me Dr. Sali Berishën.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO