Mënyrat se si të eliminoni puçrrat në fytyrë

min lexim

Të kërkosh këshilla se si të heqësh puçrrat është mjaft relative sepse në të vërtetë kur një puçër vendos të na bëjë vizitë, nuk mund ta heqim sa hap e mbyll sytë.

Ajo që mund të bëjmë është të përdorim disa teknika për t’i tharë më shpejt ato. Rregulli kryesor është që kur një puçërr sapo ka dalë, nuk duhet shtypur, kjo vetëm sa përkeqëson situatën. Por ja disa këshilla që ndoshta do të kenë rezultat tek ju:

Teknika për të hequr puçrrat duke i tharë

Për të hequr puçrrat duke i tharë shpejt, ka disa teknika:

Eleminimi i puçrrave me kripë: Teknika e parë që mund të përdorim është ajo e përdorimit të kripës së trashë, ose kokërrmadhe. Pasi të fytyra të jetë larë me ujë të ngrohtë, shkrini kripën në ujë të nxehtë dhe lëngun aplikojeni në fytyrë.

Uji me kripë duhet mbajtur në fytyrë për rreth një orë. Pastaj sterilizojmë vendin ku ndodhet puçrra me ujë të oksigjenuar.

Heqja e puçrrave me limon: Një tjetër teknikë është edhe vendosja e limonit mbi puçërr para se të shkoni të flini. Është e mjaftueshme të prisni një copëz limoni dhe vendoseni për rreth gjysmë ore mbi puçërr. Pasi e hiqni, shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni kremin e natës. Veprimi duhet përdorur disa herë për disa mbrëmje rresht.

Eleminoni puçrrat nën lëkurë me hudhër: Grini një thelpi hudhre dhe aplikojeni mbi puçërr, për ata që nuk e dinë, hudhra është një antibiotik natyral. Për të hequr erën e bezdishme shpërlani fytyrën me ujë dhe limon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova me mungesa, por e gatshme për ta dhënë maksimumin kundër Irlandës së Veriut 

Story i radhës

Guvernatori i Mykolaiv thotë se artileria perëndimore po bën ndryshimin në Ukrainë

Të fundit nga