Mënyra e duhur e mbjelljes dhe kujdesit ndaj bozhureve

February 7, 2022
min lexim

Bozhuret janë lule jashtëzakonisht të bukura që lulëzojnë në pranverë dhe zbukurojnë jo vetëm ambientin por jetët tuaja.

Bima e bozhures kërkon kujdes minimal për sa kohë keni ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm për mbjelljen e saj. Sipas të dhënave kjo bimë besohet se mund të jetojë edhe më shumë se ju, mbi 100 vjet.

Këtë lule e gjeni në ngjyrë rozë, të kuqe ose në të gjitha nuancat e ndërmjetme, varietetet janë të shumta.

Këdo që të zgjedhësh mes tyre do të mahnitesh prej aromës, lulëzimit, bukurisë dhe lehtësisë në rritje. Bozhuret mund t’i gjeni në të gjitha dyqanet e luleve bashkë me farat ose fidanët përkatës, të cilët mund t’i mbillni në shtëpinë tuaj.

Si ta mbillni dhe të kujdeseni për të?

Periudha e duhur për mbjelljen e bozhureve është muaji prill në zonat me klimë të ngrohtë dhe maji ose qershori në zonat me klimë të ftohtë. Para se të filloni mbjelljen e saj duhet të siguroheni që dheu të jetë i shkrifët, i pasur me pleh dhe të ketë kullim të mirë. Pasi të keni hapur një gropë në vendin e mbjelljes, vendosni në të rrënjën dhe sigurohuni që sythat të mos zhyten më tepër se rreth tre ose pesë centimetra.

Kështu që ato të kenë njëfarë mbrojtjeje nga kushtet klimaterike në varësi të vendit ku jetoni. Më pas mbushni vrimën duke ushtruar mbi të pak presion dhe në fund ujiteni menjëherë bimën, në mënyrë që dheu të vendoset mirë rreth rrënjëve. Ujiteni lulen një herë në javë nëse moti është shumë i lagësht dhe deri në dy herë në javë nëse është shumë i thatë.

Bozhuret kanë nevojë për një vend me të paktën gjatë orë diell në ditë, prandaj sugjerohet t’i vendosni në një vend të ndriçuar mirë, shkruan AgroWeb. Nëse rrezet e diellit nuk do të jenë të mjaftueshme, lulet do të jenë më të vogla dhe bima do të rrezikohet nga sëmundjet kërpudhore. Pasi periudha e lulëzimit të mbarojë, prisni kërcejtë dhe degët e thara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Futbollisti i blen shtëpi familjes së pesëvjeçarit që ra në pus dhe më pas vdiq

Story i radhës

Feuz, kampion olimpik 

Të fundit nga

СРЕЌНИ ВЛТ ПРИКАЗНА: ИВИЦА ЖИВКОВСКИ Е МИЛИОНЕР СО ОСВОЕНИ 1.392.276 ДЕНАРИ

Ивица Живковски од Куманово стана милионер. Тој е најновиот среќен добитник на МИЛИОНЕР џекпот добивката на Видеолотарија Касинос Австрија, кој освои 1.392.276 денари. Ивица Живковски од Куманово со среќа и возбудливи планови,
ShkoLartë