Mëngjeset e ftohta, ky është parashikimi i motit për sot

1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta.

IHK njofton se vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.

Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Ligën e Kampionëve, klubi spanjoll shkarkon trajnerin

Story i radhës

Vrasja e kineastes gjatë xhirimeve, Alec Baldwin arrin një marrëveshje me familjen e viktimës

Të fundit nga