Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në intervistën për Klan M tha se Lëvizja BESA ka fituar këto zgjedhje mirëpo kjo është vetëm një fitore lokale.
”Lëvizja BESA këtë rezultat e ka arritur vetëm në këto lokale, ajo nuk do të ketë sukses të ngrihet në zgjedhjet parlamentare. Sepse pakicat në zgjedhjet parlamentare shkojnë te maqedonasit” – deklaroi Menduh Thaçi.