mendi qyra pensionistet e struges meritojne me shume dinjitet dhe mbeshtetje 68cf15f10460c

Mendi Qyra: Pensionistët e Strugës meritojnë më shumë dinjitet dhe mbështetje

September 20, 2025
1 minut lexim

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, gjatë një takimi me pensionistë të qytetit, ka theksuar se kërkesat e tyre janë modeste, por me rëndësi të madhe për dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

Sipas Qyrës, mungesa e mjeteve financiare po pengon zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe historike, ndërsa shoqata e pensionistëve sot funksionon vetëm me kontributet e anëtarëve, në një zyrë të vogël me 5-6 karrige dhe pa hapësira të tjera.

Një nga kërkesat kryesore të ngritura ishte krijimi i një shtëpie për pensionistët e vetmuar – një vend ku ata do të gjejnë kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme.

“Ky realitet do të ndryshojë shumë shpejt. Sepse Struga që e meritojmë është qyteti ku edhe pensionistët tanë jetojnë me dinjitet, me mundësi për t’u shprehur, për të qenë aktivë dhe të përfshirë. Vala e ndryshimit ka nisur,” deklaroi Mendi Qyra.

Burimi: fol.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti prezanton fazen e re te portalit te sherbimeve publike 68cf1019265cc
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti prezanton fazën e re të portalit të shërbimeve publike

osmani nga gazibaba pa dallime politike ecim bashke per cairin 68cf1c8e8fc06
Lajmi i radhës

Osmani nga Gazibaba: Pa dallime politike, ecim bashkë për Çairin

Të fundit nga

KQZ: Mbi 2,300 vendvotime të procesuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e rinumërimit të votave në Kosovë, ku janë procesuar 2,347 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 93.96% të totalit. Përditësimi është bërë më 11.06.2026
ShkoLartë