Menaxheri i fjalëkalimeve LastPass sjell qasjen pa fjalëkalim

Vetëm sepse ju përdorni një menaxher fjalëkalime, nuk do të thotë se duhet të vendosni fjalëkalimin çdo herë që kontrolloni vetë menaxherin.

LastPass lançoi një opsion për tu qasur në menaxherin e fjalëkalimeve pa një fjalëkalim me kompaninë e cila pretendon se është e para që ofron diçka të tillë.

Mjafton që të jepni autorizimin përmes aplikacionit mobile LastPass Authenticator dhe ju mund të qaseni në llogari pa vendosur fjalëkalimin kryesor.

Një gjë e tillë është e mundur falë teknologjisë FIDO dhe do të jetë e disponueshme për përdoruesit me llogari personale dhe biznesi. LastPass gjithashtu premtoi funksionalitete përtej aplikacionit Authenticator siç është skanimi biometrik apo çelësat harduerik të sigurisë.

Mund të duket një veprim jo i menduar siç duhet të qaseni në LastPass përmes telefonit sepse kompania tashmë ka adresuar këtë përmes shtojcës për shfletuesit.

Gjithsesi është një lëvizje që adreson që ju shtyn të përdorni një fjalëkalim më të fuqishëm për llogarinë tuaj duke ditur se nuk keni për ta përdorur për tu qasur. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Faleminderit Lavrovit për dy të vërtetat e “Ballkanit të hapur”

Story i radhës

Vulin i mërzitur që Lavrov s’u lejua të aterojë në Beograd: U pengua miku i dëshmuar i Serbisë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish