memorandumi i islamabadit drejt finalizimit irani flet per armepushim me shba ne nuk ka qene kurre me prane 6a2cf03a76fff

“Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë

June 13, 2026
1 minut lexim

“Memorandumi i Islamabadit”, dokumenti që thuhet se po përcakton kushtet për t’i dhënë fund konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit me ndërmjetësimin e Pakistanit, nuk ka qenë kurrë më afër finalizimit.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një postim në platformën X, i cili u ripublikua menjëherë nga Donald Trump.

Megjithatë, zhvillimet në terren tregojnë se situata mbetet e tensionuar. Gjatë natës, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte rrëzuar disa dronë sulmues të nisur nga Irani, të cilët sipas saj synonin anije tregtare që po kalonin nëpër Ngushtica e Hormuzit.

Shenja të një armëpushimi të mundshëm nuk duken as në frontin tjetër të konfliktit. Në jug të Liban, forcat izraelite vazhdojnë sulmet kundër Hezbollah. Nga ana tjetër, mediat raportojnë se Hezbollahu ka goditur të ashtuquajturën “zonë të verdhë” të vendosur nga Tel Avivi, duke shkaktuar humbje në radhët e ushtrisë izraelite, megjithëse këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet dhe informacionet kontradiktore rreth draft-marrëveshjes së armëpushimit. Ende nuk është e qartë nëse dokumenti përfshin tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e konfliktit dhe ndalimin e operacioneve ushtarake, elementë që konsiderohen kyç për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kushte atmosferike te qendrueshme dhe kthjellime si parashikohet moti per kete te shtune 6a2cefcf45cfc
Lajmi i mëparshëm

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë

lisa snowdon shkelqen ne fushaten e re me rroba banje flet hapur per ndryshimet qe i solli menopauza 6a2cf0fbacdde
Lajmi i radhës

Lisa Snowdon shkëlqen në fushatën e re me rroba banje, flet hapur për ndryshimet që i solli menopauza

Të fundit nga

Së shpejti tren urban në Shkup

Për vetëm rreth pesë minuta udhëtim me tren nga Maxhari deri në Qendrën e Shkupit, dukshëm më shpejt se me autobus në të njëjtën linjë, u realizua një turr praktik krahasues në
ShkoLartë