jensen huang po diskuton me aleatet rikthimin e tij ne rolin e ceo s se nvidia s 6afa2e2a82f18

Jensen Huang po diskuton me aleatët rikthimin e tij në rolin e CEO-s së Nvidia-s

November 16, 2026
1 minut lexim

Jensen Huang po shqyrton rikthimin në rolin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia, ndërsa aleatët e tij në Silicon Valley ushtrojnë presion mbi bordin e kompanisë për ta rikthyer atë në punë.

Zbulimi vjen vetëm pak ditë pasi drejtuesi i teknologjisë dha dorëheqjen pas raportimeve se ai kishte afera me një grua që dyshohet se ishte spiune kineze dhe me një vartëse të saj.

Huang ka diskutuar mundësinë e kthimit në kompani me bashkëpunëtorë të besuar, sipas njerëzve të njohur me çështjen. E gjithë kjo vjen ndërsa një hetim i pavarur nga bordi i Nvidia është duke u zhvilluar mbi sjelljen që çoi në një krizë të paprecedentë lidershipi në prodhuesin e çipave prej 4 trilionë dollarësh këtë javë.

Një aleat i Huang i tha Financial Times se po formohet një “dhomë lufte” e drejtuesve të Silicon Valley për të lobuar për rikthimin e ish-shefit të Nvidia, ndërkohë që kërkon edhe mbështetje nga Shtëpia e Bardhë.

“Të gjithë ata që luajnë një rol të rëndësishëm në industrinë e teknologjisë -përveç ndoshta laboratorëve të teknologjisë së fundit – kanë konsideratë të lartë për Jensenin”, tha i njëjti burim, duke shtuar se këto përpjekje kanë mbështetjen e vetë Huang.

Huang ende gëzon besnikërinë e disa punonjësve, disa prej të cilëve kanë folur publikisht pas dorëheqjes së tij duke bërë thirrje për kthimin e tij, dhe gjithashtu kanë nënshkruar letrën e hapur përkatëse.

Megjithatë, përpjekja për të rikthyer në detyrë drejtorin ekzekutiv mund të përballet me kundërshtime nga figurat kryesore politike në Uashington. Sekretari i Thesarit, Scott Besant, bëri thirrje të dielën për ndryshime rrënjësore në udhëheqjen e kompanisë pas largimit të Huang.

Financial Times raportoi të premten se bordi i Nvidia-s i ishte drejtuar CEO-s së Arm, Rene Haas, si një pasardhës i mundshëm. Nvidia tha se nuk kishte filluar asnjë proces “formal”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga nano grupi qe votoi bamir topin kokedhima e spiropali te gjitha rastet e perjashtimeve nga ps 6afa2ddcc5e0e
Lajmi i mëparshëm

Nga Nano, grupi që votoi Bamir Topin, Kokëdhima e Spiropali! Të gjitha rastet e përjashtimeve nga PS

top channel studentet shqiptare i japin ultimatum qeverise protesta te reja nese provimi i jurisprudences nuk mbahet ne shqip 6afa2e6d5cb05
Lajmi i radhës

Top Channel: Studentët shqiptarë i japin ultimatum qeverisë: protesta të reja nëse provimi i jurisprudencës nuk mbahet në shqip!

Të fundit nga

ShkoLartë