Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave nëse qeveria e Hristijan Mickoskit nuk ofron zgjidhje konkrete për zhvillimin e plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Qeveria e ka dërguar çështjen për mendim në Komisionin e Venecias, duke propozuar që pjesa teorike të zhvillohet në disa gjuhë, përfshirë shqipen, ndërsa pjesa praktike vetëm në maqedonisht.
Studentët e kundërshtojnë këtë propozim dhe kërkojnë që të dyja pjesët e provimit të zhvillohen në gjuhën shqipe.
Ata e konsiderojnë dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, pas nëntë muajsh pritjeje, si zvarritje të zgjidhjes. Studentët kërkojnë një takim përfundimtar me institucionet dhe një përgjigje të qartë, në të kundërtën paralajmërojnë rikthimin në protesta.
Burimi: lajmpress.org



