Memli dhe Lumiri do t’i ‘ulin veshët’ pas kthimit nga SHBA-ja, Albini lider i pakontestuar!

min lexim

Derisa përflitet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, dhe mundësisë së takimit Kurti-Vuçiq me 3 nëntor gjatë Samit të Procesit të Berlinit, dy liderët e opozitës janë ftuar në SHBA.

Memli Krasniqi, në mes të këtij muaji pritet të nisë një vizitë të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryeqendrën evropiane, po ashtu edhe LumirAbdixhiku pritët të ketë takime në Bruksel dhe SHBA.

Fakti se Lumiri dhe Memli, ndaras, pritet të kenë takime edhe në Kongres, në takime të ndara në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, flet mjaft për këtë vizitë. Jo rastësisht kjo vizitë e dy liderëve të opozitës zhvillohet tani, në kohën e përflitjes për marrëveshjen e madhe.

Kjo marrëveshje mund të jetë modeli franko-gjerman ose një tjetër e sponzorizuar nga SHBA, gjasat janë të mëdha të arrihet, duke shfrytëzuar përqendrimin e Rusisë në luftën me Ukrainën. Për SHBA është shumë me rëndësi të jetë unike pala shqiptare e Kosovës, presioni do të jetë mbi palën serbe çka e favorizon në masë të madhe Kosovën.

Memlit dhe Lumirit do i bëhet e ditur nga zyrtarë të lartë amerikanë rreshtimi në mbështetje të qeverisë në raport me dialogun dhe çdo marrëveshje të arritur nën ndërmjetësimin amerikan.

Pas kthimit të tyre nga SHBA-ja jam i sigurt se ndryshe do twreagojnë, s’do bojkotojnë takimet e Kurtit për negociatat, do të jenë më konstruktiv me çka ndihmojnë në këtë proces sa delikatë aq edhe i rëndësishëm.

Ndërhyrja amerikane në këtë fazë të bisedimeve me vendosmëri është me rëndësi jetike për Kosovën, krijon siguri për mos cenim të territorit duke shmangur apetitet serbe për ndarje.

Uniteti politik është vendimtar për të arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme, nga e cila Kosova do të dali më e fortë dhe e suksesshme.

Duke “u ngrehur veshin”Lumirit dhe Memlit, çtensionohet klima politike e nxitur nga pseudo patriotët e rreshtuar kryesisht kah PDK-ja. Do i ulin veshët pas kthimit nga SHBA-ja.

Story i mëparshëm

Në Kherson u hoq flamuri i Rusisë dhe disa pika kontrolli ruse u braktisën, a po përgatiten forcat ruse të tërhiqen nga ky qytet?

Story i radhës

Zgjidhni një planet dhe zbuloni çfarë fshihet në karakterin tuaj

Të fundit nga