Memedi pezulloi përkohësisht nga puna mjekët që neglizhuan me foshnjën 14 muajshe që ndërroi jetë

October 18, 2024
1 minut lexim

Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë Ryja Sulisi, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve. u.d drejtori Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe lëshoi Fletparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disciplinore për shkelje disciplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specijalist të cilët kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024.

Njëkohësisht drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet procedurë disciplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura discilplinore.

Kumtesë për media

ISHP Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve Shkup

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI: VLEN pa hezitim po rrënon gjithçka që është arritur me mund në Shëndetësi

Story i radhës

Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gazë

Të fundit nga

ShkoLartë