meksika feston diten e te vdekurve lule qirinj dhe parada per nder te te afermve te ndjere 6ae72c781fe96

Meksika feston Ditën e të Vdekurve, lule, qirinj dhe parada për nder të të afërmve të ndjerë

November 1, 2026
1 minut lexim

Meksika merr ngjyra të veçanta gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve, që kulmojnë më 1 dhe 2 nëntor. Lule portokalli, qirinj të ndezur dhe fytyra të lyera si skelete elegante, të njohura si “Catrinas”, mbushin rrugët dhe sheshet e qyteteve. 

Sipas besimeve popullore, gjatë këtyre ditëve shpirtrat e të afërmve të ndjerë kthehen përkohësisht në tokë për t’u ribashkuar me familjet e tyre.

Tradita e ka zanafillën në besimet e popullsive vendase të periudhës para-hispanike, ndërsa pas pushtimit spanjoll në vitin 1521 u ndërthur edhe me elemente të fesë katolike. Në kryeqytetin meksikan organizohen parada madhështore, ndërsa tregjet dhe furrat e bukës mbushen me lule “cempasuchil” dhe bukën tradicionale. 

Familjet përgatisin altarë në shtëpi, ku vendosin fotografi, ëmbëlsira, ushqime dhe pije të preferuara të të ndjerëve. Në mbrëmjen e 1 nëntorit, shumë prej tyre mblidhen në varreza për të kujtuar të afërmit.

Por popullariteti ndërkombëtar i festës dhe fluksi i turistëve po krijojnë tensione në disa zona. Një pjesë e banorëve kundërshtojnë paradën me figura “Catrinas”, e cila u krijua fillimisht për filmin e James Bond “Spectre”, në vitin 2015, dhe më pas u përfshi në festimet zyrtare.

Një vendim i veçantë është marrë këtë vit në ishullin Janitzio, ku tradita është njohur nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit që prej vitit 2008. Për herë të parë, autoritetet kanë mbyllur varrezën për turistët, pasi dyndja e vizitorëve shkaktoi dëmtime të varreve, kryqeve dhe mureve rrethuese. 

Hyrja do të lejohet vetëm për familjet vendase dhe miqtë e personave të varrosur aty, në një përpjekje për të mbrojtur traditën që mbetet nje moment familjar dhe përkujtimor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fbi koreja e veriut qendron pas vjedhjes rekord prej 6 3 miliarde dollaresh ne binance 6ae72c4301008
Lajmi i mëparshëm

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas vjedhjes rekord prej 6.3 miliardë dollarësh në Binance

nedime sallai deri ne oren 1100 dalja ne votime eshte rritur per 471 krahasuar me raundin e pare 6ae72ce24c56b
Lajmi i radhës

Nedime Sallai: Deri në orën 11:00, dalja në votime është rritur për 4,71% krahasuar me raundin e parë

Të fundit nga

ShkoLartë