mehazi te perballemi me maqedonasit te cilet luajne me politikanet shqiptare 6a6b078c725d7

Mehazi: Të përballemi me maqedonasit, të cilët luajnë me politikanët shqiptarë!

July 30, 2026
1 minut lexim
mehazfff

“Pse në ditët e fundit shkruajmë maqedonisht e jo shqip?!
Miq të nderuar të facebbokut, mirëkuptim, sa herë që do shkruajmë për palën maqedonase mos pritni të shprehem në gjuhën time shqipe, nuk ka nevojë të vetëkënaqem me vëllezërit e mi, të vërtetën e shqiptarëve dua t’ua plasoj direkt në fytyrë maqedonasve, mjaft merremi me vetëveten, t’u kthehemi maqedonasve të cilët luajnë me politikanët shqiptarë.
Kemi vërejtur dhe diçka, duke shkruar në maqedonisht kemi zbuluar se shumica e politikanëve, intelektualëve, biznismenëve dhe shqiptarëve në RMV janë bashkëpunëtorë të maqedonasve, brendësisht e tinëzisht janë robër të maqedonasve, kurse jashtësisht para shokëve, miqve e shqiptarëve mbahen “patriotë e dashamirë të flaktë të kombit”.
Na thonë bravo për shkrimet ndaj maqedonasve në maqedonisht, gjersa vetë një fjalë ndaj veseve të këqija nuk shkruajnë kundër bashkëqytetarëve maqedonas.
O sa mirë!?, me u hëngër e kritikuar shqiptarët në mes veti komente e kritika përplotë, kurse me komentuar e kritikuar maqedonasit heshtje totale.
I kuptojmë, frikohen të kritikojnë maqedonasit, gjersa ndaj njëri tjetrit shqiptarët hedhin zjarr e vrer.”

*Status facebooku i profesor Sulejman Mehazit

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

babai i amy winehouse humb gjyqin detyrohet ti paguaje 1 1 mln euro dy mikeshave te vajzes se tij 6a6b039b95966
Lajmi i mëparshëm

Babai i Amy Winehouse humb gjyqin, detyrohet t’i paguajë 1.1 mln euro dy mikeshave të vajzës së tij

Të fundit nga

ShkoLartë