mehaj viziton familjen e deshmorit lec leci nga gradica e drenasit 622e359c3cc8b

​Mehaj viziton familjen e dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit

March 13, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka vizituar sot familjen e mjekut të UÇK-së, dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit.

Ai me këtë rast tha se lufta çlirimtare do të ishte e pamundur pa kontributin dhe sakrificën e popullit tonë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në radhët e saj kishte ushtarët më të zotë, lufta ishte e ashpër, në vijat e frontit shumë prej tyre merrnin plagë të rënda. Plagët duhej të mjekoheshin e ushtarët tanë duhej të shëroheshin që lufta për çlirim të vazhdonte e fitorja të arrihej. Padyshim që kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim kishte dhënë mjeku i UÇK-së, doktor Lec Leci, duart e tij të arta, largonin dhimbjet e shëronin plagët e ushtrisë tonë. Krah tij, si mbështetja më e fuqishme, qëndronte gjithnjë bashkëshortja e tij infermiere, Emine. Të palodhur në shërbimin e tyre ndaj atdheut, qëndruan gjithmonë. Familja e doktor Lecit, ka vazhduar rrugën e tij edhe pasluftës, një familje doktorësh. Qoftë i përjetshëm kujtimi për doktorin tonë, populli ynë do ta nderojë gjithmonë veprën e tij atdhetare”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Lec Leci ishte njëri nga mjekët më humanistë në rajonin e Drenicës dhe me fillimin e luftës iu bashkua radhëve të UÇK-së, ku trajtoi qindra ushtarë të plagosur e shumë civilë, derisa ra në altarin e lirisë më 24 shtator 1998 në malet e Qyqavicës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryetaret e degeve te pd se mbeshtesin bashen te bashkojme te djathten pastaj te mendojme per largimin e tij 622e359986107
Story i mëparshëm

Kryetarët e degëve të PD-së mbështesin Bashën: Të bashkojmë të djathtën, pastaj të mendojmë për largimin e tij

atalanta ndahet baras me genoa n 622e3e3b99cbd
Story i radhës

Atalanta ndahet baras me Genoa-n

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë