Medvedevi e mposht Aguer-Aliassimen

January 26, 2022
1 minut lexim

Favoriti Daniil Medvedev e mbrojti një meç poen para se ta bënte një rikthim mahnitës kundër Felix Auger-Aliassime për të arritur në gjysmëfinale të Australian Open, ku do të takohet me grekun Stefanos Tsitsipas.

Numri dy i botës Medvedev fitoi në një ndeshje triller me pesë sete, 6-7 (4-7) 3-6 7-6 (7-2) 7-5 6-4, duke u bërë lojtari i parë që fiton me rikthim nga 0:2 në 3:2 në Melbourne këtë vit.

Numri katër i botës Tsitispas fitoi me lehtësi 3:0 në sete kundër Jannik Sinner.

23-vjeçari, i mposhtur në gjysmëfinale të vitit të kaluar nga Medvedevi, fitoi 6-3 6-4 6-2.

Tani Tsitsipas ka mundësi t’i hakmerret rusit dhe ta arrijë gjysmëfinalen e parë në Australian Open.

Medvedev synon ta bëjë një hap më shumë nga humbja në finale vitin e kaluar kundër serbit Novak Djokovic, i cili nuk luajti në Melbourne këtë vit.

Gjokoviqi u dëbua nga Australia pasi iu shfuqizua viza për shkak se nuk është i vaksinuar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Клиниките за кожни болести и за неврологија ковид-центри, ковид оддел во ГОБ „8 Септември”, наставата со физичко присуство

Story i radhës

Sipas ekspertit, ka shans që po harroni të pastroni një pjesë shumë të rëndësishme të shtëpisë tuaj

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë