Medvedev tregon se kur Rusia mund të përdorë armët bërthamore

March 26, 2022
1 minut lexim

Kremlini përsëri ka përmendur përdorimin e armëve bërthamore në luftën me Ukrainën, teksa forcat ruse po e kanë të vështirë ta mbajnë nën kontroll një qytet kyç në jug të Ukrainës.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili është Nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së vendit, tha se Moska mund të godasë edhe kundër një armiku që përdorte vetëm armë normale.

Ai tregoi rastet kur Rusia mund të konsiderojë lëshimin e armëve bërthamore.

“Ne kemi një dokument të veçantë për parandalimin bërthamor. Ky dokument tregon qartë arsyet mbi të cilat Federata Ruse ka të drejtë të përdorë armë bërthamore”, tha Medvedev.

“Numër një është situata kur Rusia goditet nga një raketë bërthamore. Rasti i dytë është çdo përdorim i armëve të tjera bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj”.

“I treti është një sulm në një infrastrukturë kritike që do të paralizojë forcat tona parandaluese bërthamore”.

“Dhe rasti i katërt është kur një akt agresioni kryhet kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, i cili rrezikon ekzistencën e vendit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, pra me përdorimin e armëve konvencionale”, u shpreh ai.

Komentet bënë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një paraqitje me video-lidhje në Forumin e Katarit në Doha të paralajmëronte se Moska ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për botën, raporton Guardian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Betejë në Sumy, ushtria ukrainase nxjerr pamjet e mbetjeve të teknikës ruse

Story i radhës

Paralajmërimi i mjekëve: Kurrë mos flini me dritën ndezur

Të fundit nga

ShkoLartë