Medvedev: Rusia duhet të përgatitet për veprime agresive nga NATO

April 19, 2022
1 minut lexim

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska duhet të përgatitet për veprime të mundshme agresive nga NATO, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, citohet të ketë thënë se përforcimi i kufijve të saj me Rusinë nga aleanca ushtarake nuk ishte më një figurë fjalësh, shkruan Sky News, transmeton “Bota sot”.

Javën e kaluar ai paralajmëroi NATO-n se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës, Rusia do të vendoste armë bërthamore dhe raketa hipersonike në një enklavë evropiane.

Përpara se të fillonte pushtimin e saj, Rusia kërkoi që aleanca të pranonte të ndalonte çdo zgjerim të ardhshëm, por lufta ka çuar në vendosjen e më shumë forcave të NATO-s në krahun e saj lindor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga numri 39 në botë, cover i “Playboy”, e deri te p*rno. Ja kush është ish-tenistja që po çmend rrjetin

Story i radhës

Finlanda, Suedia, Austria, Kosova dhe Bosnja anëtarë të plotë të NATO-s në Madrid 2022

Të fundit nga

ShkoLartë