Medvedev, largon Gjokoviçin nga pozita e parë në “ATP”

February 25, 2022
1 minut lexim

Për herë të parë nga viti 2004, në kreun e listës ATP në tenis do të jetë një tenist i r inga treshja e mirënjohur, Nadal-GJokoviç-Federer.

Nga dita e hënë, në vendin e parë do të jetë tenisti rus, Danil Medvedev, i cili vitin e kaluar ndali Novak Gjokoviçin në turneun “US Open” dhe ishte më konstant në formën e tij dhe paraqitjet në turnet e tjera të mëdha.

Endi Marej ishte I fundit që tejkaloi treshen e mirënjohur të tenisit dhe ishte lider i listës ATP nga nëntori i vitit 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2017.

Para tij ishte vetëm amerikani Endi Rodik, që 13 javë ishte  në kreun e renditjes së tenistëve më të mirë, duke filluar në vitin 2003 e deri në vitin 2004.

Dhe pas një pauze 10 vjeçare, Danil Medvedev, do të jetë tenisti tjetër, jashtë treshes së mirënjohur , i cili do të jetë në kreun e listës “ATP”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pendarovski: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Story i radhës

Pavarësisht luftës, Gazprom-i thotë se gazi rus po vazhdon të qarkullojë nëpër Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë