Kombëtarja e Kosovës synon paraqitje sa më mirë në duel me Slloveninë, në ndeshjen e dytë të grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Përzgjedhësi Bujar Qerimi ka më së të qartë fuqinë e sllovenëve por do të orvatet që me lojë të mirë t’i befasojë.
Ndeshja luhet sonte në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Të enjten, skuadra e trajnerit Urosh Zorman mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 28:20 në Maribor dhe tani përballet me një kombëtare për të cilën nuk dinë pothuajse asgjë.
Lojtarët e pranojnë se nuk njohin asnjë lojtar të Kosovës, por premtojnë se nuk do të ketë nënvlerësim. Në ndeshjen hapëse të kualifikimit në Podgoricë, Kosova humbi 20:29 ndaj Malit të Zi”, shkruan mediumi slloven “rtvslo.si”.
“Ne varemi nga vetja. Duhet të humbasim sa më pak topa dhe të kontrollojmë lojën. Më pas gjithçka është më e lehtë dhe më pas mund të shprehet cilësia jonë”, tha Zorman.