Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin raportohet se vuan nga ‘kanceri i zorrës së trashë’.
Ky lajm e ka zënë sot ballinën kryesore të tabloitit britanik “Daily Star“, e cila thirret në burime nga Pentagoni.
“Besohet se ‘fytyra e tij e fryrë’ është një shenjë se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide. Shprehja e tij pa buzëqeshje tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme”, shkruan kjo medie, duke u thirrë në burimet amerikane.
Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon ka deklaruar se analistët kanë studiuar Putinin, 69 vjeç, dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.
“Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur”.
“Vështrimi i tij sugjeron se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë si rezultat i vuajtjes së tij”.
“Njerëzit tanë kanë besim se ai është i sëmurë – ai është i shqetësuar për Covid-in pasi mban stafin e tij në distancë.”, citohet të ketë thënë burimi.
Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten, më 24 shkurt.
Që atëherë ai e ka vënë në gatishmëri të lartë parandalimin bërthamor të Rusisë, duke ngritur frikën se lufta bërthamore mund të jetë afër.
Ministri i Jashtëm i vendit paralajmëroi gjithashtu se nëse do të ndodhte një luftë e tretë botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese.