Kandidati i PD: Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit

schedule20:31 – 6 Mars, 2022

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa ka falënderuar qytetarëet që ushtruan të drejtën e tyre të votës. Në një postim në rrjetet sociale, Sefa i siguron se vullneti i tyre në kuti do të lexohet siç ata e kanë hedhur.

“Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike. Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit.

Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin! Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet!”, tha Sefa. g.v/

 

Story i mëparshëm

Mediumi britanik: Putin po vdes nga kanceri, këto foto tregojnë gjithçka

Story i radhës

Romani Pse i shkruar nga: S. S dhe pse shqiptarëve ç’doher, i’u ka ikur treni….!?

Të fundit nga