Mediat greke publikojnë emrin e të vrarit dhe të plagosurit nga Shkupi

July 15, 2023
1 minut lexim

Siç edhe raportuam më herët, një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar nga Shkupi dhe një shkupjan tjetër 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit në Greqi, përcjell TV21.

Sipas informacioneve që raportojnë mediat greke, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy sulmues fytyrë të mbuluar kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre. Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor.

Sipas mediave greke, nga të shtënat ka mbetur i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami, ndërsa i plagosur është 45-vjeçar, Sead Slezoviç, i shtruar në spitalin Polygyros.

“Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bajrami Orhan, i cili është një biznesmen në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, ndërsa bashkatdhetari i tij 45-vjeçar, Sead Slezoviç, i shtruar në spitalin Polygyros. u plagos. Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës”, shkruan mediumi grek.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liridon Fetahaj ndëpret aventurën me Malishevën

Story i radhës

Aliyev, letër presidentit Erdoğan për 15 korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë