Media serbe shkruan me neveri: Serbia e njeh Kosovën!

February 13, 2022
1 minut lexim

Media serbe “Glas-javnost” ka shkruar për Kampionatin Ballkanik U-20 të atletikës, e cila u mbajt në Beograd. 

Kjo media ka shkruar me titull: “Serbia e njeh Kosovën? Atletët nga krahina jugore serbe u paraqitën me emrin e një shtetit tjetër, dhe atë në Beograd”. 

“Sportistët nga Kosova për herë të parë morën pjesë në garat ndërkombëtare në territorin e Serbisë. Federata e Atletikës së Kosovës të shtunën ka performuar me sportistë të rinj në Kampionatin Ballkanik U-20 të atletikës në salla të mbyllura.

Image

Shkrimi i medias serbe

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, përzgjedhësi Bajram Duja dhe drejtuesi i ekipit Adrian Mazreku kanë folur për paraqitjen e sportistëve në Beograd.

Sylejmani ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë gjatë rrugës, por edhe pas mbërritjes në Beograd.

Deri më tani, sportistët kosovarë nuk janë lejuar të garojnë në garat ndërkombëtare që mbahen në Serbi, nga ku boksierët kosovarë janë kthyer tri herë, kur nuk janë lejuar të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, i cili po ashtu u mbajt në Beograd”, ka shkruar me neveri ky medium.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur duhet t’i thuash “jo” kompanisë

Story i radhës

Kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit, çfarë u gjet

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë