Kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit, çfarë u gjet

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në IEVP Rrogozhinë dhe Reç përgjatë fashës orare 17:00-20:55 të ditës së dielë.

Në IEVP Rrogozhinë janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura dixhitale, të cilat i kishin të cënuar elementët e sigurisë “vulat”. Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.

Ndërkohë në IEVP Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale.

Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj. Materialet i kaluan ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media serbe shkruan me neveri: Serbia e njeh Kosovën!

Story i radhës

Ja si të duket sivjet monumenti i Newborn

Të fundit nga