Serbia e ka ende të freskët humbjen me rezultat 2:1 pikërisht me 22 qershor të vitit 2018 në midis Kaliningradit të Rusisë, në kuadër të Kampionatit Botëror.
Humbje që ia shtriu përtokë dhe i ktheu pas në Beograd. Golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, zemër shqiptarët e Kosovës, ia patën siguruar fitoren Zvicrës, me rezultat 2:1 ndaj Serbisë.
“Përfaqësuesi i Zvicrës, Granit Xhaka ka komentuar grupin në Botëror, ku bëjnë pjesë Serbia, Brazili dhe Kameruni.
Ka shkruar futbollisti i Arsenalit në Instagram: “Jo aq keq’’. Xhaka ka lindur në Serbi në Podujevë, por ka shkuar herët në Zvicër me prindërit e tij dhe ka luajtur për kombëtaren atje.
Publiku serb e kujton ende për provokim në Botërorin e Rusisë, kur tregoi me duar shqiponjën dykrenore, simbolin e Shqipërisë së Madhe””, shkarravit mediumi serb “Kurir”. Media serbe është në panik, sepse përveç që i druhen Brazilit, edhe Shaqirit e Xhakës së Zvicrës.