Makth, dramë, turp, siklet, Polonia në gjunjë në Tiranë, ky është titulli i mediumit polak “Sport.pl”.
“Një tjetër makth për kombëtaren polake.
Bardhekuqtë humbën me Shqipërinë me rezultat 2:0 në një stil katastrofal dhe në praktikë humbën rastin për të kaluar direkt në Euro 2024. Ditët e Fernando Santos si trajner i Kombëtares duket se janë të numëruara.
Ka qenë ndoshta një ndeshje për “të jesh apo të mos jesh” kombëtarja polake në kualifikueset e Euro 2024”, shkruan më tej.
Shqipëria kryeson me 10 pikë në Grupin E dhe Polonia është në vend të katërt me 6 sosh.