Media malazeze paralajmëron: Nga Kosova vjen lajmi…

min lexim

Buduçnosti i Podgoricës po përgatitet për sfidën e kthimit në kryeqytetin e Kosovës përkatësisht stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku të enjte (20.00) do të ballafaqohet me Llapin e Podujevës në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League në futboll.    

Media malazeze “Vijesti” paralajmëron Buduçnostin.

Nga Kosova vjen lajmi se rivali do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Futbollistët e Buduçnostit kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku të enjten i pret ndeshja e kthimit të xhiros së parë kualifikuese për Conference League.

Kanë një avantazh të bukur para duelit me Llapin e Kosovës (2:0), por i presin 90 minuta të zjarrta”, shkruan media malazeze.

Futbollisti i Buduçnostit, Llazar Mijoviq, tha se: “Nuk ka mbaruar asgjë, por kemi epërsi 2:0. Shpresoj që ta përsërisim lojën nga ndeshja e parë dhe të vazhdojmë”.

Futbollisti tjetër i skuadrës nga Podgorica, Viktor Gjukanoviq, tha se janë edhe 90 minuta.

“Kemi një rezultat të favorshëm, por nuk ka relaksim. Ne do të mbrojmë rezultatin nga ndeshja e parë dhe duam ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejt. Qëllimi i tyre është të kalojnë në raundin e dytë, neve na takon t’i parandalojmë ata”, tha Gjukanoviq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar përforcon ndërkulturalizmin dhe dialogun mes bashkësive

Story i radhës

Ukraina thotë se ka goditur depon e municioneve ruse pranë Khersonit

Të fundit nga