media italiane per protesten ne tirane studentet kunder rames perplasje me policine 6ae62f1c4337c

Media italiane për protestën në Tiranë: Studentët kundër Ramës, përplasje me policinë

October 31, 2026
1 minut lexim

Tirana është përfshirë sërish nga protestat kundër qeverisë. Grupe studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Disa protestues u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa në drejtim të forcave të rendit janë hedhur gurë dhe bomba molotov. Policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, shkruan IlFattoQuotidiano, ndërsa pasqyron protestat në Tiranë.

Përplasjet kanë zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa më pas një pjesë e protestuesve është tërhequr. Megjithatë, marshimi ka vijuar në drejtim të Kryeministrisë, pavarësisht reshjeve të shiut.

Ndërkohë, pranë Ministrisë së Arsimit janë dislokuar forca të shumta të Policisë.

Sipas raportimeve, protestat kundër qeverisë në Shqipëri vijojnë prej muajsh, ndërsa që prej muajit tetor janë përshkallëzuar.

Qeveria ka ashpërsuar masat ndaj akteve të dhunës gjatë demonstratave, me gjoba që sipas raportimeve arrijnë deri në 5,500 euro për personat përgjegjës.

Gjatë protestave të fundit janë raportuar gjithashtu dëmtime dhe djegie të disa godinave publike, përfshirë institucione dhe gjykata, si dhe të bizneseve private.

Studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qeveria socialiste është në pushtet që prej vitit 2013.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ma kane mshel deren e shpise e kom nje kerkese per albin kurtin kumrije temaj flet me emocione per humbjen e djalit te saj 6ae62ebf833f4
Lajmi i mëparshëm

“Ma kanë mshel deren e shpisë, e kom një kërkesë për Albin Kurtin”, Kumrije Temaj flet me emocione për humbjen e djalit të saj

police te armatosur para bankes ne pronesi te magnatit te lidhur me vuciqin ne beograd 6ae62f7ff1a28
Lajmi i radhës

Policë të armatosur para bankës në pronësi të magnatit të lidhur me Vuçiqin në Beograd

Të fundit nga

ShkoLartë