Media hungareze: I amputohet këmba ushtarit të KFOR-it që u plagos gjatë tensioneve në Zveçan

July 10, 2023
1 minut lexim

Mediat hungareze kanë njoftuar se një ushtari të KFOR-it hungarez i është amputuar këmba pasi kishte marrë lëndime gjatë tensioneve në komunën e Zveçanit më 29 maj.

Media hungareze, Telex, ka njoftuar se disa nga ushtarët hungarezë të plagosur u dërguan në Hungari me aeroplan të mbrojtjes kombëtare menjëherë të nesërmen, ku pastaj ministri i Mbrojtjes Kombëtare Kristóf Szalay-Bobrovniczky raportoi për gjithsej 27 ushtarë të plagosur.

Ministria ka thënë se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në protestën e 29 majit në veri, në qytetin e Zveçanit serbët kishin sulmuar me gjësende të forta trupat e KFOR-it, derisa këta po qëndronin para objektit të komunës.

Misioni paqeruajtës i NATO-s kishte ndërhyrë pasi paraprakisht i pati paralajmëruar, por ata nuk ishin bindur. Gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi patën përfshirë zonën, ndërkohë që janë dëgjuar edhe sirena dhe shpërthime.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Llojet e skanimeve të trurit që zbulojnë Demencën ose Alzheimerin – Cili është më i mirë

Story i radhës

Mungon kourumi në Kuvend, Konjufca: Mos e provokoni mazhorancën se këta votojnë me shku në zgjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë