Futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kudo po bëjnë jehonë dhe janë në qendër të vëmendjes të mediave të mëdha botërore.
“Zvicra e Shaqirit kërcënon Portugalinë e kontraversit Cristiano”, shkruan media spanjolle “mundodeportivo”.
“Kjo nuk është Liga e Kombeve”, deklaroi Xherdan Shaqiri gjatë të dielës që e lamë pas, duke e paralajmëruar rivalin.
Shaqiri iu referua pikërisht atij takimi për të theksuar se në Botëror gjërat do të jenë ndryshe. Zvicra ka treguar në Katar se është e përgatitur të luftojë këdo.
Apriori do të jetë një rival i pakëndshëm për Portugalinë, që kërkon kualifikimin, sigurisht me Cristiano Ronaldon si protagonist të madh.