“Me VLEN turizmi në Malin Sharr do të zhvillohet në maksimum” – Kasami takon qytetarët që kishin dalë për piknik

1 minut lexim

Edhe Koalicioni VLEN ka vazhduar takimet me qytetarë. Bilall Kasami bashkë edhe me kandidatët për deputetë të zonës zgjedhore 6, me Forumin e Gruas dhe rininë e VLEN qëndroi në vendin e quajtur Gurin e Sidollit, ku takoi numër të madh të qytetarëve të cilët kishin dalë në shëtitje.

Tha se Tetova ka natyrë të pasur, vende tepër piktoreske për të cilat kujdesen që t’i ruajmë por edhe t’i promovojmë si vende turistike. Sipas Kasamit, me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investohet edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kurti: 1 Maji – thirrje për solidaritet dhe organizim sindikal

Story i radhës

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK dhe bashkimi me militantët poshtë ballkonit të Berishës, analisti: Po i bën të gjitha këto për të mos u arrestuar

Të fundit nga