Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha, janë përgjegjës për gjenocidin e politikës serbo-sllave anti shqiptare në luftën e dytë botërore.
Ky ishin këta dy ” patriot” komunist shqiptarë kur në Tivar në Mal të zi u ekzekutuan nga forcat partizano çetnike fashiste 5000 mijë shqiptarë në mënyrën më monstruoze
Në një rast një autor shqiptarë i një publikimi për këtë tragjedi thoshte deti me gjakun e shqiptarëve të vrarë ishte mbuluar, aq kishte shumë gjak sa që po të ishte në vendin e ngjarjes edhe Homerit do t’i vinte të pamurit nga trishtimi.
Ky karvan i shqiptarëve të Kosovës për kasaphanën partizano- çetnike – fashiste serbo sllave kishte kaluar nëpër territorin shqiptarë për në Tivar, atje ku e gjeten vdekjen dhe kurrë më nuk iu kthyen as Kosovës dhe as familjeve të tyre. Ku ishin Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha , vëllezërit e Titos,të Milladinit, Mugoshes dhe Alexander Rankoviqit?!
Madje me rastin e zbatimit të të ashtuquajturës administratës ushtarakë në Kosovë, sipas shënimeve të dëshmitarëve okularë në këtë periudhë janë likuiduar mbi 50.000 shqiptarë në Kosovë, kinse armiq të serbo-Jugosllavisë, ku ishin Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha , kur masakroheshin shqiptarët në këtë periudhë nga bandat çetnike -partizane?!!
Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës, jo vetëm që nuk duhet ngritur përmendore, por edhe sikur t’i kishin të ngritura duhej bërë rrash me tokë.