Me veturë private nuk pagoi në pikëpagesat rrugore – Kallëzim penal për një Kryeshef policor nga Koçani!

1 minut lexim

 

Kryeshefi policor A.M (45) nga Koçani ka marrë kallëzim penal për shkak të keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve pasi disa herë me automjetin e tij privat ka kaluar pa paguar pikëpagesat rrugore “Kadrifakovo” dhe “Preod”, duke treguar vetëm legjitimacionin zyrtar.

MPB-ja njoftoi se lidhur me këtë rast, nga NP “Rrugët Shtetërore” është dorëzuar edhe video-material nga kamerat e sigurisë ku në pikëpagesat e lartëpërmendura rrugore shihet se si zyrtari policor duke treguar legjitimacionin kalon pa paguar.

“I denoncuari, i punësuar në MPB, si Kryeshef i Departamentit për Kundërzbulim kriminalistik, statistika dhe dokumentime në SPB Koçanë – më 11 korrik të këtij viti disa herë duke kaluar pikëpagesat rrugore me automjetin e tij privat, punonjësve ua ka treguar legjitimicaionin dhe ka kaluar pikëpagesat rrugore” – thonë nga MPB-ja.

Krahas kallëzimit penal, nga MPB-ja paralajmërojnë se do të inicohet edhe procedura disiplinore, kurse ndërkohë zyrtari policor do të largohet nga vendi I punës deri në përfundim të procedurës.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Bislimovski: Sjellja jokorrekte në tregun energjetik do të dënohet me njp pjesë të të ardhurave financiare

Story i radhës

Zjarr në çarshinë e Strugës – Flakët kaplojnë çatinë e një objekti, ka vetëm dëme materiale

Të fundit nga

Parashikimi motit

1 Shkup, 21 nëntor – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu,