Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 25-vjeçarit nga Viniçani i cili me veturë dyshohet se e ka vrarë një person, i cili paraprakisht kishte pasur mosmarrëveshje verbale me babanë e tij, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se mosmarrëveshja kishte ardhur si pasojë e një problemi për një tub të ujit.
Në lidhje me: Ngjarje tmerruese në Maqedoni/Djali merr veturën dhe e godet për vdekje personin që u fjalos me babanë e tij
“Më 19 korrik ka pasur një mosmarrëveshje verbale për një tub uji në fshat mes babait të të dyshuarit dhe viktimës, pas së cilës i dyshuari ka shkuar në shtëpi, ka marrë veturën Fiat Panda në pronësi të babait të tij dhe ka e vozitur me shpejtësi shumë të madhe direkt në drejtim të viktimës, duke e goditur me dashje me veturë. Gjatë përplasjes, viktima ka goditur me kokë xhamin e përparmë të veturës, ka fluturuar në ajër dhe është varur në një rrethojë me tela të oborrit, pas së cilës është rrëzuar në tokë duke marrë lëndime shumë të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vend”, thonë nga Prokuroria. /tv21.tv
Burimi: TV21